To the Wonder

Neil (Ben Affleck) është një amerikan që udhëton nëpër Evropë i cili takon dhe bie në dashuri me Marinën (Olga Kurylenko), një ukrainase e divorcuar e cila po rrit vajzën e saj 10-vjecare Tatianën në Paris. Të dashuruarit udhëtojnë drejt Mont St Michel, një ishull në afërsi me brigjet e Normandisë, dhe shijojnë mrekullinë e romancës së tyre të sapo gjetur. Neil bën një angazhim me Marinen, dhe e fton atë që të zhvendosen në vendlindjen e tij Oklahoma, së bashku me Tatianën. Neil fillon një punë si inspektor mjedisor dhe Marina e fillon jetën e saj të re në Amerikë me pasion dhe energji. Pas pak kohe në një raport të shkëlqyer, marrëdhenia e tyre ftohet. Marina gjen ngushëllim në shoqërinë e një tjetri të merguar, prifti katolik Kintana (Javier Bardem), i cili po kalon një krizë besimi. Presionet e punës dhe rritja e dyshimit e shtyjnë Neilin larg Marinës e cila kur i mbaron viza kthehet në Francë me Tatianën. Neil lidhet me Xhejnin (Rachel McAdams), një dashuri e vjetër. Ata bien në dashuri derisa Neil mëson se Marina ka rënë në kohë të veshtira. Një histori dashurie që nuk duhet humbur.

Zhanri: DramëRomancë

Drejtori:

Shteti:

Koha: 112 min

Realizimi:

IMDb: 5.9

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *